Së shpejti nuk do të keni më probleme me baterinë

Teknologji

 

32 1

Ju bie shpesh bateria?! Shumë shpejt ky nuk do të jetë më problemi juaj qëndrimi pranë prizave për të karikuar celularin tuaj.

Një ekip pjesë e Institutit “Laue-Langevin” në Grenoble, Francë, doli me përfundimin se mund të zgjasë jetën e baterive të telefonave.

Ata kanë përdorur si zëvendësues të grafitit me materiale tjera që nuk janë përdorur deri tani në bateri. Silikoni, është materiali i përdorur, që thuhet se mund të zgjasë jetën e baterisë deri në gjashtë herë.

Akoma nuk është konfirmuar se kur do të vijë veçoria e re, por pritet që në vitet e ardhshme problemi i baterisë mos të ekzistojë më. Duroni edhe pak!