Shqiptarët synojnë tregun botëror

Teknologji

Hello-App-Poster-780x439.jpg

Një ide krejt origjinale, e programuar nga shqiptarët, niset drejt pushtimit të tregut global. Aplikacioni thirret “Hello – Talk to Strangers” dhe mundëson njohjen e njerëzve të rinj përmes bisedës telefonike në mënyre krejt anonime.

Si një produkt i ri në tregun teknologjik, ky aplikacion ka për qëllim që ta bëj botën edhe më të lidhur, të ofrojë mundësi të komunikimit me njerëz nga mbarë bota.

Aplikacioni është lancuar fillimisht për Android dhe pas shkarkimit pa pagesë ju nuk keni nevojë të regjistroheni apo të jepni ndonjë informatë shtesë, por gjithcka qe ju duhet është të bëni thirrjen e menjëhershme dhe të filloni për dy minuta të flisni me një person tjetër.