Berisha Besart, goleadori shqiptar pa…Kombëtare

Sport

dvvddvdv.jpg

Pasi u vlerësua me trofeun e “Këpucës së Artë” sa i takon Ligës Australiane të Futbollit, Besart Berisha ka vazhduar të mos ndalet së shënuari. Ai ka realizuar për ekipin e tij, Melbourne Victory, duke rezultuar vendimtar në barazimi 1-1 ndaj koreanëve të Jeonbuk Hjundai Motors, në Champions League të Azisë.
Berisha realizoi golin e tretë personal në këtë kompeticion, duke kaluar në avantazh ekipin e tij që në minutën e 5-të, pas një goditjeje me kokë. Një epërsi kjo që ka zgjatur më pak se 10 minuta, pasi miqtë kanë barazuar shifrat në 1-1, në minutën e 14’. Gjithsesi, goli i sulmesit me origjinë nga Prishtina mban në lojë Melbourne Victory në objektivin për të kaluar në raundin e të 8-ave të kompeticionit, që do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e planifikuar të luhet më datë 24 maj.
Atëherë kur ndoshta me një gol tjetër, Berisha do të arrijë të vendosë vulën e tij për kualifikimin e Melburn Victory. Ndërkohë që pavarësisht se mund të cilësohet si sulmuesi shqiptar më në formë i momentit, tingëllon disi e çuditshme që nuk bën pjesë në planet e De Biasit për në Euro 2016. Gjithsesi duket se objektivi më i madh i Berishës për momentin janë golat me Melburnin. E po ia del mbanë më së miri.