Snapchat, foto 3D Seene ?

Teknologji

grrggr.JPG

Snapchat raportohet të ketë blerë “fshehurazi” aplikacionin e fotove 3D Seene, në një lëvizje për t’i dhënë teknologjisë së vet “një kategori të re të lenteve të selfieve, një format të ri 3D të fotove, dhe projekte të realitetit virtual të së ardhmes mbase.”

Teknologjia e Seene është dizenjuar për aplikacionet në përdorim në kohë reale si Sbnapchat në pajisjet mobile.
Sipas website-it të Seene, ai mundëson që pajisjet mobile të lokalizojnë veten e tyre në hapësirë, të projektojnë mjedise pamore dhe të rikrijojnë në 3D atë që shihet nëpërmjet kamerës, duke e kthyer një smartphone standard në një skaner 3D pa përdorimin e pajisjeve harduerike shtesë.

Sipas burimeve nga TechCrunch, Snapchat ishte i interesuar në teknologjinë dhe skuadrën e inxhinierimit më shumë se për produktin e konsumatorëve.

Skuadra e Seene është e ndarë midis SHBA-ve dhe Londrës dhe do të lëvizë në Los Angeles, aty ku ka bazën Snapchat, edhe pse jo të gjithë punonjësit nuk janë ‘blerë.’ Gjithashtu raportohet se çmimi i blerjes është i ulët dhe është në kesh dhe aksione.