Turneu i parë botëror “Pokemon Go”

Teknologji

pokemon go

Pas njohjes së Pokemon Go dhe shpërndarjes së famës pothuajse në të gjithë botën, tashmë kjo lojë ka me mijëra pordorues të gatshëm për të filluar një turne.

Dhe turneu do të zhvillohet, ai është parashikuar të mbahet më 31 korrik në Varshavë, Poloni.

Këtë e ka bërë të ditur portali i radios publike polake “Polskie radio”, duke shtuar se turneu kërkon që pjesëmarrësit të jenë nxënës të shkollës së mesme.

Fituesi do të marrë një bursë për të studiuar në Universitetin privat të Vistula, e cila do të organizojë dhe turneun.