15 ikona të kinemasë që vazhdojnë të jetojnë në shkëlqimin e viteve 90.

Showbiz

Vitet 90 kanë qenë vite të arta për yjet e kinemasë dhe të fimave. Shumë nga personazhet tona të preferuara të këtyre viteve vazhdojnë karrierën e tyre dhe nuk e kanë humbur aspak vëmendjen nga publiku. Disa prej tyre na provojnë çdo ditë edhe më shumë se mosha është thjesht një numër dhe se dashuria që kanë për profesionin nuk ka datë skadence.

Hidhuni një sy 15 yjeve të kinemasë të cilët po vazhdojnë të jetojnë në shkëlqimin e viteve 90 edhe pse kanë kaluar rreth 30 vite.

1. Julia Roberts

Julia Roberts kapi kulmin e famës në fundin e viteve 1980 dhe u bë një ikonë e filmave komedi romantike gjatë viteve 90. Ajo vazhdon të interpretojë role shumë të guximshme edhe sot e kësaj dite dhe ka fituar 3 Golden Globes dhe një Oscar.

2. Winona Ryder

Winona Ryder është një nga figurat më ikonike të viteve ’80 dhe ’90. Ajo ka interpretuar në të gjitha llojet e filmave, nga Beetlejuice dhe Edward Scissorhands, deri tek fituesit e çmimeve si Little women, me të cilin edhe vetë ajo mori një nominim për Oscar. Pas një periudhe pauze nga aktrimi, ajo u rikthye në vitin 2006. Një nga sukseset e saj të fundit mund të përmendim rolin në serialin Stranger Things, me të cilin provoi se pavarësisht vështirësive që mund të hasësh në karrierë, talenti gjithmonë triumfon.

3. Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ishte vetëm 25 vjeç kur mori rolin e Rachel Green në sitcomin më të ndjekur Friends. Pas 10 viteve në këtë projekt, ajo e përqendroi vëmendjen në filma sidomos të zhanrit romantik komedi. Kjo deri në momentin që performanca e saj në Cake, fitoi një duratrokitje të madhe. Tashmë, Jennifer është aktive në projektin televiziv The Morning Show ku interpreton së bashku me miken e saj Reese Witherspoon.

4. Mary-Kate and Ashley Olsen

Mary-Kate dhe Ashley kanë qenë 2 nga aktoret më të angazhuara të Hollywoodit që në moshën 9 muajshe. Në 2012 ato deklaruan dorëheqjen nga aktrimi. Tani binjaket, në moshën 35 vjeçare, e kanë kaluar fokusin në modë dhe biznes duke bërë emër në të dyja sektorët.

5. Alicia Silverstone

Alicia Silverstone ka interpretuar rolin ikonik të Cher Horowitz në filmin Clueless në vitin 1995. Sot, ajo e vazhdon karrierën e saj si aktore me role të shumta në seriale televizive. Gjithashtu ajo është edhe aktiviste e të drejtave të kafshëve dhe autore e një libri mbi veganzmin.

6. Will Smith

Will Smith do të mbahet gjithmonë mend me rolin e tij në serialin e famshëm The Fresh Prince of Bel-Air. Will ka qenë shumë i angazhuar në vitet ’90 dhe 2000 dhe vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. Tani ai është producent dhe ka mbi milion ndjekës në kanalin e tij në YouTube, ku dokumenton aventurat e tij.

7. Julia Stiles

Julia Stiles arriti kulmin e karrierës së saj me suksesin e vitit 1999,10 Things I Hate About You. Më vonë ajo bëri një pauzë nga aktrimi për tu fokusuar të familja e saj, por tani pas lindjes së djalit të saj, ajo është kthyer në ekran.

8. Leonardo DiCaprio

Vetëm 19 vjeç, Leo u nominua për çmimin e tij të parë Oscar për filmin What’s Eating Gilbert Grape. Ai u bë një super yll në vitet 90 sidomos pas daljes në filmat Titanic dhe Romeo + Juliet. Leo vazhdon të jetë një nga aktorët më të mirë, me qindra role në projekte kinematografike dhe seriale. Përveç kësaj ai është edhe producent dhe aktivit për mbrojtjen e mjedisit. Edhe pas 23 viteve vazhdon të rruajë miqësinë e ngushtë me kolegen e tij, bashkëpunëtoren në Titanic, Kate Winslet.

9. Ethan Hawke

Ethan Hawke ka ndarë skenën me Robin Williams në filmin shumë emocional Dead Poets Society dhe në filmin romantik Before Sunrise. Që atëhere, ai ka interpretuar në mbi 80 filma me role shumë të ndryshme dhe shpeshherë sfiduese për veten e tij. Puna e tij është shpërblyer dhe ka marrë 4 nominime për Oscar dhe një çmim Tony. Përveç se aktor ai është edhe shkrimtar dhe kitarist shumë i zoti.

10. Lisa Kudrow

Roli ikonik i Lisa Kudrow si Phoebe Buffay në Friends i dhuroi asaj 6 nominime për çmime Emmy nga të cilat fitoi një. Ajo vazhdoi me rolet në filma komedi dhe shumë seriale. Edhe sot Lisa e mban shoqërinë me aktoret e njohura të Friends, Jennifer Aniston dhe Courteney Cox

.