2 muaj pas shpalljes në kërkim të bashkëshortit, Suada Sherifi i rikthehet jetës normale!

Showbiz

suada sherifi
Ish-Missi shqiptar, Suada Sherifi, ka qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale për të zbuluar identitetin apo imazhe të bashkëshortit të saj. Pavarësisht përpjekjeve të ish missit për të fshehur identitetin, emri i bashkëshortit të saj tërhoqi vëmendjen e medias për përfshirjen në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok, ndërsa ndodhet në kërkim nga policia. 

Që nga koha e ngjarjes në ish-bllok, Suada Sherifi nuk ka bërë asnjë deklaratë për ngjarjen dhe deri më sot, gati dy muaj pas, Suada u largua dhe nga rrjetet sociale. Sherifi publikoi një video në Insta Story, ku shfaqet duke kënduar në makinë, ndërsa kërkon që vëmendjen ta kemi me fytyra e saj perfekte pas trajtimit të bërë në një klinikë. Kujtojmë se pas publikimit të lajmit lidhur me partnerin e saj, ajo vendosi që të ndalonte komentet në fotot e saj në Instagram.