Ëndrra e Aurela Gaçes, realizohet tek vajzat e saj!

Showbiz

aurelagagagxcx
Aurela Gaçe njihet për origjinalitetin e saj dhe është ndër ato personazhe që nuk e ka problem të flasë drejtpërdrejtë për gjithçka me njerëzit që e ndjekin. Është lehtësisht e kuptueshme që është një njeri pa komplekse dhe shpesh është shprehur se e pranon veten në çdo formë. Megjithatë duket se edhe ajo ka diçka që do të donte ta kishte ndryshe dhe nuk është as gjatësia, as flokët dhe as ndonjë formë trupore. Do të donte thjesht të kishte vetulla më të plota dhe natyrale.

Screenshot 29 3

“Ka diçka që do ta doja, por se kam… Jo nuk është gjatësia, sepse se kam ndjerë kurrë se më është dashur, as me taka e as pa taka. Nuk është as parakolpi i shumë dëshiruar nga bota, se prapë s’kemi ndjerë që na është dashur për t’u realizuar në jetë… Jo, jo as flokët e gjata se ato në dorë i kemi kur të duam…Vetulla, vetulla, ajo është që më bën të them ahhh. I kam zili femrat me vetull të plotë natyrale. E thashë mo se plasa”, – ka shkruar Aurela në ‘Instagram’.Megjithatë duket se “ëndrra” i është bërë realitet tek të dyja vajzat, sepse ka treguar se të dyja kanë vetulla shumë të plota dhe në këtë pikë i kanë ngjarë babait të tyre.