5 vjet bashkë dhe asnjë propozim për martesë, Sebastian Rulli shpjegon pse nuk do të martohet me Angelique

Showbiz

Ata janë prej 5 vitesh në një lidhje dashurie, por duket se nuk kanë ndërmend të lidhin kurorë. Bëhet fjalë për dyshen e njohur të telenovelave spanjolle, Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer.
Pavarësisht 5 viteve lidhje dashurie me njëri-tjetrin, duket se Sebastian nuk ka ndërmend të bëjë martesë. Mediat spanjolle shkruajnë se Sebastian ka rrëfyer se nuk beson në martesë, por në dashuri. Për shkak të kësaj, aktori bën me dije se nuk do të firmosë ndonjëherë letrat e kurorëzimit të tyre.
“Ne kemi folur për këtë. Unë mendoj se qëllimi i jetës nuk varet nga një firmë. Kjo nuk më emocionon. Unë nuk besoj në martesa, por besoj në dashuri.”– ka thënë ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sebastian Rulli (@sebastianrulli) on