Erion Veliaj tregon ‘tekat’ e Ajolës në shtatzani!

Showbiz

erion
Pavarësisht punëve që ka për të bërë duke i ardhur Tiranës vërdallë nga mëngjesi në mbrëmje, Erion Veliaj është i kudogjendur edhe kur është fjala për mediat. Dashamirës dhe i gatshëm sa herë e ftojnë, por nuk lë rast pa treguar se çfarë bëri bashkia atë ditë dhe ato kohë që nga hera e fundit që ai nuk ka qenë në një intervistë televizive. Megjithatë, prej disa muajsh, vëmendja e publikut është shpërqëndruar paksa nga Veliaj si kryetar për t’u përqëndruar te Veliaj baba.

erino

Këtë ndjesi që nuk e kishte provuar kurrë më parë, Lali Eri tregoi si u ndje kur mësoi lajmin se do të bëhej baba: “Ndjesia më e bukur që kam pasur ndonjëherë në jetë. Nuk kisha përjetuar ndonjëherë një ndjesi më të bukur”, – tha ai. Por detajet e bebit nuk i la me kaq.Për emrin e bebes që do të vijë së shpejti në jetë, Veliaj tha se: “Jemi në një listë të shkurtër, por akoma nuk e kemi ndarë. Kemi edhe dy muaj kohë”.Ndërsa pas pyetjes tjetër, për ushqimin e preferuar të Ajolës gjatë shtatzënisë, Veliaj i ftoi të gjitha ato që duan të bëhen nëna të jenë të vëmendshme: “Ushqimi i preferuar i saj është spinaqi, kështu që kush nuk është akoma shtatzënë, të përgatitet për shumë spinaq.”