Edhe pse ka një protokoll për çdo gjë, Meghan Markle vazhdon të mbështesë miqtë e saj!

Showbiz

meghan serena
Ditën e djeshme është mbajtur finalja e madhe kampionatit të tenisit për femra, ndërmjet Serena Williams dhe Angelique Kerber. Fituesja që mori kupën në shtëpi ishte Angelique, por ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë se vetë ndeshja, ishte prania e Meghan Markle dhe Kate Middleton.

meghan kate

Kamerat kanë arritur të kapin momentin më të veçantë ku dukesha e Sussex përlotet për humbjen e Serenës, por përpiqet ta mbajë veten. Kujtojmë se ylli i tenisit dhe Meghan janë mike të ngushta prej vitesh dhe gjithmonë janë parë në shoqëri të njëra-tjetrës. Pavarësisht se është një dukeshë dhe protokolli është shumë strikt, duket se ana njerzore e Meghan shfaqet herë pas here në format më të vërteta të mundshme.