Adelina Ismaili shpërthen në rrjete sociale: I nuhas k*çkat…

Showbiz

adelinaismsms.jpg

Adelina Ismaili është një prej këngëtareve shqiptare më të preferuara, e cila me energjinë dhe stilin e saj ka thyer tabu në tregun muzikor shqiptar. Prej më shumë se një viti Adelina është bërë nënë e një djali i cili quhet Uliks. Këngëtarja nuk ishte shfaqur aktive në rrjete sociale për një kohë mjaft të gjatë dhe dukej se po e shijonte mjaftueshëm atmosferën familjare dhe po i dedikohej tërësisht të birit.
Ky vit i ri duket se ka risjellë disa fantazma të së shkuarës për këngëtaren Adelina Ismaili, gjë që artistja duket se nuk e ka pritur aspak mirë. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet nëpërmjet postimit në Insta Story.
“I nuhas disa k*çka nga e shkuara që ulërasin vërdallë. Jam shumë e zënë dhe e lumtur për t’u bërë sërish si gruaja që njihnit dikur. Por kush e di… Mos më bëni t’ju rikujtoj kush jam në të vërtetë!” -ka shkruar këngëtarja në postimin me tone kërcënuese.