Adelina Tahiri bën blerjen luksoze dhe habit të gjithë!

Showbiz

Adelina Tahiri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve për shkak të jetës tepër luksoze që ka treguar se bën edhe në ‘Instagram’. Nga fotot e publikuara herë pas here ajo ka zbuluar se është një ndjekëse e rregullt e markave më të njohura në botë si ‘LV’, ‘YSL’, ‘Dior’ etj.

Së fundmi ajo ka ndarë me anë të një ‘Instastory’ një nga blerjet më të fundit tepër të kushtueshme të këngëtares. Në videon e publikuar dallohet një makinë ‘BMW’, ngjyrë e bardhë, krah së cilës Tahiri ka shkruar: “Zemra ime e re”. Mesa duket këngëtarja duhet të jetë shumë e lumtur për makinën më të re që ka shtuar në garazhin e shtëpisë së saj.Kujtojmë se Adelina kurorëzoi dashurinë me partnerin maqedonas, Serjozha Markov, rreth 1 vit më parë në martesë. Pas këtij momenti të rëndësishëm të dyshes, erdhi në jetë dhe fryti i dashurisë së tyre, djali disa muajsh tashmë, i quajtur Jon.