Gashi thumbon Justin Bieber: Tani është momenti im!

Showbiz

Reperi me origjinë shqiptare i cili ka korrur sukses tashmë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gashi, ka lajmëruar se ky vit dhe projektet muzikore që do të sjellë, do të bëjnë që emri i tij të dëgjohet kudo.

Ai ka publikuar herë pas here statuse ne rrjetet e tij sociale, të cilat kanë ngacmuar jo pak ndjekësit e tij. Së fundmi reperi ka ironizuar këngën më të fundit që Justin Bieber do të sjellë në treg duke shkruar: “Të dua Justin, por do të ishte më mirë të dëgjohej kënga ime me Pinch sot”. Poshtë saj ai ka shtuar gjithashtu disa fjalë duke pyetur fansat se cili do të jetë bashkëpunimi më i mirë, midis tij dhe Pinch apo Justin Bierber dhe Ed Sheeran.Nuk dihet ende se cila këngë do të korrë më shumë sukses, por kjo pritet të zbulohet në orët në vazhdim në kanalin e ‘Youtube’.