E pabesueshme, përfaqësueja e Serbisë në Eurovizion është këngëtarja kosovare!

Showbiz

nevana
Është zhvilluar në Serbi “Beozivija 2019”, festivali i rëndësishëm i këngës, i cili zgjedh dhe përfaqësusesin e këtij shteti që prej vitit 2007 në Eurovizion. Pas një gare të fortë dhe një votimi surprizë, fitueses është shpallur Nevena Bozovic, këngëtarja nga Kosova, me këngën “Kruna” që në shqip përkthehet “Kurora”.

52875401 433078150765613 2936645324128649216 n

Nevena Bozovic është artisja 24 vjeçare e cila ka lindur dhe ka jetuar për disa vitë në Mitrovicë, derisa vazhdoi studimet në shkollën e muzikës në Beograd. Edhe pse në moshë të re, ajo është një emër i njohur për muzikën në Serbi, pasi ka qenë pjesmarrëse në disa talent-show.Ndërkohë faqet e dedikuara festivalit europian të këngës, e theksojnë faktin që Nevana është e lindur në Mitrovicën e Kosovës. Ashtu siç bën dhe vetë këngëtarja, e cila jo vetëm që e ka të shkruar vetë në Instagram: Mitrovica, Kosovo dhe jo Serbia siç mund të shkruhet rëndom në shtetin sllav.