Adelina Tahiri shpërthen në lot: «Më kanë kërcënuar për djalin, ndaj s’e publikoja kurrë»

Showbiz

adelina-insta.jpg

Edhe pse ka kaluar thuajse një vit nga martesa e saj me avokatin Serjoza Markov, Adelina Tahiri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të kësaj historie dashurie. Të shumtë kanë qenë ndjekësit në rrjete sociale, por jo rrallëherë edhe mediet online që e kanë paragjykuar dhe cilësuar si ‘’tradhtare’’ këngëtaren nga Shkupi, për arsyen e vetme se zgjodhi të dashuronte një burrë maqedonas më të madh në moshë.

tahiri1212121.jpg

“Unë nuk jam nacionaliste, unë jam patriote. E dua kombin tim, respektoj kombin tim dhe kombet e tjera, por së pari vendin tim dhe fenë time. Partneri im s’më ndryshon asgjë. Sigurisht që ishte dëshira e familjes sime për të qenë me një shqiptar, me një të fesë sime, një të moshës sime, do të ishte diçka e përkryer, por Zoti nuk të jep përkryerje. Dhe tek ne është kjo gjë e vogël që unë e kam ballafaquar, kam luftuar, kam qenë e gatshme të mos flas me askënd nga familja, kam qenë e gatshme të lë anash karrierën, që të jem me personin që dua dhe që më bën të lumtur. Kam pasur gjithashtu kërcënime nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kërcënime për fëmijën. Dhe kur më pyesnin pse s’e publikon, për këtë arsye s’e publikoja. Nuk dua të flas se ndihem shumë keq. Nuk e di në është mëkat të duash dikë, por ka qenë shumë e vështirë.” – është shprehur Adelina në një intervistë të dhënë së fundmi.

adelinabebi.jpg