Adelina Tahirit publikon këngën e parë pas lindjes

Showbiz

Adelina Tahiri publikoi ditën e djeshme këngën e saj më të re, “Përgjithmonë”. Është një baladë pop, ndërsa videoja përmban pamje të pazakonta të festivalit të balonave në Capadoccia, në Turqi. Adelina shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe të sheshta, teksa vrapon nëpër rrugë. Këngëtarja bjonde me sytë bojëqiell shfaqet më në formë se kurrë, më pak se një vit pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë.