Vera Wang nuk duket fare për moshën që ka

Showbiz

Të shtunën stilistja kineze Vera Wang festoi ditëlindjen e 71, por fiziku i saj nuk duket aspak në sinkron me moshën që ajo ka. Me sa duket, Vera Wang është gruaja 71 vjeçare që ka “ngecur” në trupin e një vajze të re, pasi nuk duket më shumë se 30 vjeçe.

Dizajnerja e famshme botërore realizoi një foto sesion gjatë vetëizolimit, foto të cilat i postoi më pas në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ndau edhe sekretin e saj se si po qëndron kaq në formë. “Punë, gjumë, një koktej vodka, jo shumë diell,” ishte përgjigjja e saj.

Capture.JPG