Agnesa Vuthaj i dedikon fjalët e ëmbla balerinës së njohur!

Showbiz

agnesa vuthaj
Agnesa Vuthaj ka udhëtuar së fundmi drejt Spanjës, me balerinën e njohur Isida Mollaymeri. Vajzat njihen për shoqërinë e ngushtë me njëra-tjetrën prej kohësh, jo më kot këtë herë kanë vendosur që të kalojnë edhe disa ditë pushimi së bashku.

agnesa

Mes fotove të publikuara nga ditët krah njëra-tjetrës, Agnesa ka zgjedhur disa fjalë për të shprehur mirënjohjen që ka për Isidën. “Janë të rrallë njerëzit që do të shfaqen në kohën e duhur, do të ndihmojnë në kohërat e vështira dhe do jenë me ty në më të bukurat. Këta janë ata që duhen ruajtur”,-ka shkruar ish-Miss Kosova.