Chanel sjell bashkëpunimin më të madh të krijuar ndonjëherë, me vajzën e supermodeles!

Lifestyle

chanel
Askush nuk mund të flasë për “modën e lartë” më shumë sesa Karl Lagerfeld dhe vetë vajza e modeles së njohur Cindy Crawford, Kaia Gerber. Edhe pse vetëm 16 vjeç, Kaia është gati për të nisur një eksperiencë të re në fushën e modës krah drejtorit kreativ të Chanel, ikonës Lagerfeld.Bëhet fjalë për një koleksion të ri “kapsulë” të titulluar Karl Lagerfeld x Kaia.

kaia

E gjithë linja përfshin veshje, aksesorë dhe këpucë “ready to wear” në një frymë rinore plot jetë e energji.Ky bashkëpunim i stilistit të njohur është më i madhi deri tani dhe përfshin një koleksion të limituar, i cili do të jetë i disponueshëm online në Karl.com për vetëm dy javë, deri në datën 30 gusht.

kaia chanel