Agnesa Vuthaj trasformohet totalisht…

Showbiz

agnesa floke
Kur bëhet fjalë për shërbimet fotografike, është pak të thuash se ish-Missi Kosovar Agnesa Vuthaj është mbretëresha e transformimeve.Ndërsa në jetën reale, i qëndron besnike ngjyrave natyrale dhe pamjes së thjeshtë, përpara aparatit, Agnesa shndërrohet në bjonde, apo me flokë super të gjatë dhe të shkurtër.

agnesa kacc

Së fundmi, ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, eksperimentin e rradhës dhe duket mahnitëse. Ish-Missi Kosovar shfaqet me flokët e shkurtër me onde, e veshur me një xhaketë të bardhë me kopsa.‘Kush e drejton botën? – Kaçurrelat’, ka shkruar Agnesa nën fotografinë e cila mori mijëra pëlqime dhe komente pozitive.