Beyonce dhe Jay Z tashmë e kanë kthyer në traditë veprimin e veçantë vjetor…

Showbiz

bey burse
Pothuajse çdo vit çifti me famë botërore Beyonce dhe Jay Z mbulojnë shpenzimet e disa studentëve të cilët përveç rezultateve të larta akademike kanë edhe nevoja të mëdha financiare. Kjo gjë do të ndodhë edhe këtë vit. Siç është mësuar familja Carter do të zgJedh 11 studentë në bazë të meritës akademike dhe nevojës financiare.

jay

Përzgjedhja do të bëhet në qytetet ku është mbajtur turneu muzikor i dy këngëtarëve, “On The Road II”, si, Orlando, Miami, v Atlanta Arlington, Houston, Phoenix, Los Anxhelos, Neë Orleans San Diego, Santa Clara dhe Seattle. Pasi të bëhet përzgjedhja, çifti i famshëm do u mbulojë këtyre studentëve shpenzimet e larta të kolegjit, ku konkretisht do të dhurojnë 100 mijë dollarë për secilin për vitin shkollor 2018-2019. Kjo është ndihma më e mirë që ata mund të japin, duke kontribuar në rritjen e një brezi të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht në vitet e ardhshme.