Angelina Jolie shfaqet në formë perfekte dhe heq dorë nga…

Showbiz

angelina aa
Angelina Jolie nuk i ka shpëtuar aparatit fotografik këtë fundjavë teksa bënte pazar dhe drekonte me të birin, Pax. Pavarësisht stresit që ka përjetuar prej më shumë se 2 vitesh teksa lufton me ish-bashkëshortin, Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve, aktorja është shfaqur në formë perfekte.Ajo çka nuk i ka shpëtuar syrit të fansave të saj ka qenë veshja.

jolie

Jolie kishte zgjedhur një fustan bezhë dhe një pelerine në të njëjtën ngjyrë, të cilat kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.Jemi mësuar ta shohim të vishet me të zeza më shumë sesa duhet, por ky ndryshim është pëlqyer nga çdo njeri. GJithashtu, ky ndryshim në veshje, është komentuar si një “sinjal” nga ana e aktores, për të treguar se çdo gjë po shkon mirë për të.