Del në dritë dëshmia tronditëse: Djali 10 vjeçar tregon historinë me Michael Jackson!

Showbiz

michael jackson
Së fundmi në media kanë dalë dëshmi drithëruese që kanë nxjerrë në pah një pjesë të errët të jetës së Michael Jackson. Në dokumentarin e “HBO”, “Leaving Neverland”, një burrë ka dëshmuar kundër këngëtarit të ndjerë dhe ka treguar një histori të padëgjuar më parë.James Safechuck ka rrëfyer se u njoh për herë të parë me Jackson kur ishte 10 vjeç, gjatë një reklame të ‘Pepsi’.

11

Ai ka treguar se Michael ka abuzuar seksualisht me të pas disa takimesh dhe më pas ishte martuar me të në fshehtësi në dhomën e tij.“Ai më dhuronte bizhuteri sepse abuzonte seksualisht me mua. Ai më thoshte se duhej t’i shisja diçka që të merrja dhuratat”, – ka treguar James. Më tej ai ka shtuar se Michael e manipulonte dhe prandaj kishte filluar edhe të ndjente për të. James ka rrëfyer se ata kanë simuluar një ceremoni martesore në dhomën e këngëtarit dhe se kishin firmosur një kontratë që siguronte lidhjen e tyre të përjetshme. Madje në dokumentar ai tregon edhe unazën e martesës me disa diamante.Pas vdekjes së tij, Michael Jackson është akuzuar shpesh për abuzime seksuale me të mitur.

33