Erion Veliaj publikon foton e parë te djalit: Tironsi më i ri në qytet!

Showbiz

erion ajola
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa pak ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një djalë dhe Erioni shfaqi hapur lumturinë e tij. Gjatë maratonës së Tiranës, Kryetari i Bashkisë premtoi se djalit do t’i vendoste një emër shqiptar dhe pak tirons. Ditën e sotme, Veliaj ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi shumë të bukura nga materniteti dhe ka zbuluar emrin e vogëlushit.

 640 0 5bbba406eb731

“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, – ka shkruar Veliaj. Në njërën nga fotot ai shfaqet shumë i emocionuar teksa mban në duar djalin e tij, Kajan.

Screenshot 10 4