Nuk ka më dyshime, Bella dhe The Weeknd janë sërish bashkë!

Showbiz

bella the weeknd
Modelja dhe këngëtari i njohur kanë një histori të gjatë pas krahëve të tyre. Ata kanë qenë të lidhur për gati 2 vjet. Pasi lajmëruar për ndarjen e tyre, The Weeknd u lidh me Selena Gomez, me të cilën u duk sikur po jetonte romancën perfekte e cila zgjati gati një vit. Por, edhe kjo lidhje mori fund. Muajt e fundit, dyshja janë parë shpesh herë bashkë dhe në situata më tepër sesa miqësore le të themi.

bella weeknd

Ata janë parë të shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin gjatë koncerteve apo evenimenteve të ndryshme, pavarësisht se nuk bënin dalje publike së bashku apo nuk konfirmonin zërat për një rikthim të mundshëm. Megjithatë, videoja e fundit e postuar nga këngëtari në Instagram, konfirmon gjithçka. Pas gjithë investigimeve të fansave për të kapur “mat” çiftin, ja ku vjen prova. The Weeknd postoi një video ku shfaqet dhe Bella, e kësaj radhe duket se modelja nuk ka vendosur të fshihet. Epo, ja ku e kini çiftin më të ri në industri, apo duhet të themi rikthimin e çiftit?

A post shared by The Weeknd (@weekndinconcert) on