Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu, zyrtarisht me pushime!

Dashuri e pafund

nesli kadi
Ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur të cilët po kalojnë pushimet nëpër brigjet më të bukura apo me yachte nëpër botë, Neslihan dhe Kadir kanë bërë një zgjedhje pak më të thjeshtë. Ata i kanë nisur pushimet e tyre në natyrë. Duke udhëtuar me një kamper, aktorët turk kanë vendosur të përjetojnë kënaqësinë e të jetuarit në natyrë.

natyre

Pa shumë sofistikime apo lluks, megjithatë në një eksperiencë të cilën besojmë do e kujtojnë gjatë. Çdo gjë duhet ta bëjnë vetë, duke filluar nga zjarri, ushqimi, apo vendosja e kampit. Kjo, ndoshta do iu falë atyre qetësinë e munguar pas një periudhe të gjatë pune dhe xhirimesh.