Duket se këtë vit nuk ka pushime për Demet Ozdemir…

Dhoma 309

demet3
Aktorja e njohur duket se nuk do të jetë në listën e personazheve që do bëjnë pushime ëndërrash gjatë kësaj vere. Kjo, pasi angazhimet e shumta nuk i lejojnë të ketë shumë kohë për të udhëtuar. Aktorja madje është shprehur se deri më tani, rrobat e banjës ka patur mundësinë t’i veshë vetëm për photoshoting për revista apo reklama.

demet

“Kam veshur rroba banje vetëm për foto në revista. Këtë vit më duket se ëndrra më e madhe do jetë që të bëj disa pushime verore. Edhe pse kam realizuar shumë fotografi në plazh, nuk kam mundur të qëndroj dhe ta shijoj asnjë ditë të vetme detin dhe diellin, ” ka thënë aktorja.

demet2

 

Ajo, së bashku me Can Yaman tashmë janë duke xhiruar çdo ditë të javës dhe kjo e bën pak të pamundur mundësinë për të pushuar diku.