E gjeni dot se cila është aktorja turke në këto foto?

Dhoma 309

iremievogel

Atë e shihni çdo ditë në ekranin e Tring në serialin “Dhoma 309”. Ndoshta, nuk është ndër personazhet tuaja të preferuara pasi roli i saj është disi negativ por Irem Helvacioglu është një aktore vërtet e talentuar. Së fundmi, ajo shpërndarë këtë foto të rrjetet sociale nga fëmijëria e saj ku ka marrë menjëherë mijëra komente dhe pëlqime.

dhpa309

Irem Helvacioglu lindi në Gjermani më 2 shkurt 1990. Ajo jetoi për shumë vite atje, por më pas u zhvendos në Turqi, në vendin e origjinës së saj. Atje ajo përfundoi studimet e larta për art. Irem është vlerësuar shumë për paraqitjen e saj si të një modeleje, e gjatë 1.70, elegante dhe me një portret shumë të ëmbël. Ajo e nisi karrierën e saj si aktore në projekte të përmasave të mëdha siç ishte “Sulejmani i madherishëm” ku luante ne rolin e Klaras. Një tjetër serial ku ka marrë pjesë ka qenë edhe “Gyneshin kizlari”, pjesë e kastit të të cilit ka qenë edhe Hande Ercel. Gjithashtu aktorja ka qenë pjesë edhe e serialit “Lugina e ujqerve” me rolin e Esras. Projekti i saj me i rëndesishëm është seriali “Dhoma 309” ku interpret ne rolin e Pelinsusë. Irem është ende në nisje të karrierës së saj pasi është vetëm 27 vjeç. Me siguri filmografia e saj do të pasurohet me të tjerë filma e seriale në vitet e ardhshme.

1

1

1

1

1

1