Aktori i njohur i sulet Can Yaman:  Jep një kontribut për vështirësinë që po kalojmë!

Showbiz

Tolga Güleç reagon mbi fotot e publikuara nga Can Yaman në Instagram duke shijuar komoditetin e pushimeve në plazh.

Can Yaman, aktori protagonist në serialin e mirënjohur “Mësime dashurie” i cili transmetohet aktualisht në Tring është kthyer ne Itali pas vizitës të tij në Turqi për të vazhduar pushimet atje. Aktori ndan me 8.5 million fansat e tij në Instagram foto të përditshme nga hoteli ku ka qëndruar dhe pushimet në anijen e tij luksoze.

Kolegu i tij aktor Tolga Güleç, shumë i njohur edhe për rolin e tij në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” i transmetuar në Tring, ka reaguar në një nga postimet e fundit të Can gjatë pushimeve në Itali duke ekspozuar trupin e tij muskuloz.

Reagimi i tij:

“Vëllai im me miliona followers në Instagram, çfarë po ndodh me ty? Nuk po përmend asnjë emer tani sepse do të më turrësh të gjithë fansat e tu 12-13 vjeçarë. Jep kontributin tënd për situatën që po ndodh. Në vend që te shpërndash fotot e trupit në Instagram, bëj diçka! Shpërndaj diçka! Në rregull ti je më i bukuri, trupin më te bukur ti e ke. Dhe pastaj?