Lojtari i njohur zyrtarisht pjesë e Juventus deri në 2023…

Sport

Giorgio Chiellini rinovon zyrtarisht kontratën me Juventusin edhe për 2 sezone të tjera. Këtë verë, mbrojtësi I qendrës mbeti një lojtar me parametra zero, mirëpo klubi torinez bën me dije se palët kanë arritur akordin edhe për 2 edicione, deri në 2023-shin.

Në fjalët e tij, 36 vjeçari u shpreh se firma ishte thjeshtë një formalitet dhe nuk kishte asnjë arsye përse të mos vazhdohej më tej. “E dija se kisha ende energji për të luajtur në nivele të larta. Gjithashtu, në mes gjithmonë ishte dëshira nga të dyja palët për të vazhduar së bashku.

Marrëdhënia mes meje dhe Juventusit shkon përtej gjithçkaje tjetër. Nuk kisha absolutisht asnjë dyshim se do vazhdoja këtu”, citoi kampioni I Europës me Italinë. Chellini është pjesë e Juventusit që prej vitit 2005, e gjatë kësaj kohe ka qenë ndër elementët kryesorë në sukseset e Zonjës së Vjetër.

Mbrojtësi veteran ka luajtur 535 ndeshje në të gjitha kompeticionet me bardhezinjtë, duke fituar mes të tjerash edhe 9 tituj të Serisë A. Sezoni që lamë pas nuk ishte edhe aq pozitiv për Chiellinin, si pasojë e dëmtimeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giorgio Chiellini (@giorgiochiellini)

Megjithatë, mbrojtësi i qendrës ia doli të rikuperohej në kohë për kompeticionin Euro 2020-të, aty ku u aktivizua 5 ndeshje dhe në fund u kurorëzua si kampion, duke mundur Anglinë në finalen e Wembleyt.