Aktori turk qëllohet me 4 plumba nga e dashura, modelja më pas vret veten

Showbiz

aktoriturkfull

Stambolli është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë. Aktori dhe moderatori i njohur turk Vatan Sasmaz është vrarë nga e dashura e tij Filiz Aker, e cila ka qëlluar aktorin 4 herë pas shpine me armë zjarri aktorin. Më pas ajo ka vrarë edhe veten.

Dyshohet se dyshja janë grindur më njëri tjetrin, dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohet nga dhoma e hotelin ai është qëlluar pas shpinë.

Aktori 43 vjeç dhe ish modelja duket se kanë pasur një romancë të fshehtë disa vjeçare. Ndërsa kujtojmë se që nga viti 2015, Vatan ishte i martuar me aktoren Yasemin Adali. Vatan njihet për disa interpretime në kinematografinë turke, ndërsa së fundi ai ka qenë moderator në një emision pranë televizionit shtetëror ‘TRT’.

589915 detay