Aktori vë në siklet Beyonce-n edhe pse përkrahë kishte bashkëshortin e saj!

Showbiz

beyonce binjak

Beyonce konsiderohet si divë mbi divat, një prej figurave elitë të Hollywood-it dhe prania e saj është intimiduese jo vetëm për fansat por dhe për kolegët e saj. Jo më kot është idhulli i të gjithëve. Siç duket është kështu dhe për aktorin amerikan, Omari Hardwick. Në videon që ka pushtuar aktualisht rrjetet sociale, aktori shfaqet teksa shkon drejt saj gjatë eventit të “2019 NAACP Image Awards”. Duket kaq i lumtur që sheh Beyonce-n sa pa marrë asnjë konfirmim prej saj përmes gjuhës së trupit, i afrohet për ta puthur.

Dhe sikur të mos mjaftonte kaq ai e puth disa herë, madje puthje shumë pranë buzëve të saj, gjë që e vë këngëtaren shumë në siklet. Mjafton vetëm reagimi i saj për ta kuptuar çfarë sikleti po kalonte, ndërkohë që në krah kishte partnerin e saj, Jay Z.Nga ana tjetër, videoja u bë virale dhe interneti nuk ndalon së komentuari dhe i dalin në krah Bey-it.

 785 0 5ca2fd20e26b0