Aktorja e famshme më e dashuruar se kurrë

Showbiz

jenifferanis

Ata u martuan më një ceremoni të vogël në vilën e tyre në Bel Air në vitin 2015. Jennifer Aniston dhe Justin Theroux dukeshin më të dashuruar se kurrë gjatë festës së Vanity Fair në Beverly Hills. Aktorja 48 vjeçare shkëlqente e veshur me një fustan të zi ndërkohë që bashkëshorti i saj mbante veshur një kostum klasik.

Një moment tepër emocionues për Jeniffer Aniston ishte fjalimi i mbajtur për nder të aktorit Bill Paxton i cili ka vetëm disa ditë që është ndarë nga jeta. “Ne humbëm një aktor dhe një mik  të shtrenjtë. Le ta kujtojmë për jetën e tij të bukur dhe punën që la pas. Do të na mungojë.” – ka thënë ndër të tjera Aniston.