Trauma që kaloi Serena Williams pas lindjes së vajzës

Showbiz

Bashkëshorti i tenistes së famshme Serena Williams, Alexis Ohanian ka folur gjatë për periudhën traumatike që iu desh të kalonte çiftit gjatë lindjes së vajzës.

Pjesa më e rrezikshme, erdhi pas lindjes së saj. Serena vuante nga Embolia Pulmonare dhe duhej t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve.

“Unë dhe gruaja ime kishim thuajse çdo gjë, kishim një familje, karriera të shkëlqyera dhe çdo avantazh tjetër për të shijuar ardhjen e një fëmijë dhe prapë përjetuam një periudhë që na la me traumë.”

Pas lindjes, Williams kaloi 6 javë në regjim shtrati dhe kështu ju desh bashkëshortit të saj të kujdesej për foshnjen edhe pse kurrë më parë s’kishte mbajtur një të tillë në duar kaq gjatë.

“Mësova si të ndërroj pelenat dhe të bëj gjithë gjërat e tjera për t’ju përshtatur atij njeriu të vogël që erdhi në jetë, për të cilin ishim përgjegjës. Kisha një qetësi dhe besim të cilat më çuan në rezultate të mira. Asgjë s’më ndante nga gruaja dhe vajza ime në ato orë, ditë, javë dhe jam shumë i lumtur që kurrë nuk kam qenë i detyruar të zgjedh mes familjes dhe karrierës sime.”