Aktorja e “Frozen 2” e infektuar me coronavirus

Showbiz

Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm që janë prekur nga Covid-19 në botë. Rasti më i fundit është aktorja e filmit për fëmijë ‘Frozen 2’, Rachel Matthews, e cila ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

‘Hej njerëz, unë u testova pozitive për COVID-19 dhe kam qenë në karantinë javën e kaluar’, shkruan Matthews.

Ndërkohë më tej shton: ‘Nuk jam e sigurt se cili është hapi i radhës, por padyshim që do të mbetem në karantinë derisa të thuhet se duhet të veproj ndryshe’.