Rita Ora ka një mesazh sensibilizues për të gjithë

Showbiz

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka dërguar një mesazh sensibilizues për të gjithë, veçanërisht për shqiptarët që të qëndrojnë në shtëpi, në këtë periudhë që coronavirusi po përhapet me shpejtësi duke shënuar 55 të infektuar dhe 2 viktima në vendin tonë.

Rita u ka kërkuar që të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, të jenë të kujdesshëm dhe të lajnë duart. “Të bëjmë gjithçka që duhet”, ka thënë këngëtarja. “Dua t’iu dërgoj dashurinë time. Jini të kujdesshëm, qëndroni në shtëpi, mos kini frikë dhe lani duart. Të bëjmë gjithcka që mundemi”, tha Rita.

Në fund ajo e ka mbyllur mesazhin e saj duke shkruar në shqip  “Ju dua”.