Eva Murati rrëfen zhgënjimin “live” nga karantina

Showbiz

Moderatorja e njohur Eva Murati tashmë është izoluar në shtëpinë e saj pas shpërthimit të koronavirusit që deri më tani në vendin tonë ka infektuar 55 persona si dhe ka shënuar viktimën e parë.

Ndërsa është futur ‘live’ në ‘Instagram’, moderatorja ka komentuar masën parandaluese të koronavirusit siç është bllokimi i qarkullimit të makinave private, ndërsa shprehet se ndihet e zhgënjyer nga të gjithë ata që kanë marrë autorizim të panevojshëm, për të lëvizur pa arsye.