Aurela Gace publikon foton e vjetër me armë në dorë

Showbiz

Në këto ditë të izoluara në shtëpi, këngëtarja Aurela Gaçe është kthyer pas në kohë. Ajo ka publikuar në “Facebook” një foto të vjetër, teksa shfaqet duke kënduar në Festivalin e Fëmijëve. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë arma prej lodre, që ajo mba në dorë.

Ndërsa vetë Aurela shprehet me plot humor se shikuesit mos të akuzojnë reperët që dalin me armë në klipe, pasi ajo ka dalë në skenë haptazi.

‘Më falni por mos i akuzoni kot reperat që dalin me armë nëpër klipe, se unë e kam pas mbajt në skenë, haptaz edhe ballë per ballë. Quhej “PRESION”. Do thoni ju, ka qënë lodër. Pse, ne klipe , thua jane pe verteti?’, shkruan këngëtarja.