Anullohet Eurovision 2020; Flet Arilena Ara

Showbiz

Në një postim në Instagram, Arilena – e cila do të konkurronte me versionin anglisht të ‘Shaj’, ‘Fall from the sky’ – shkroi në Instagram se “më shumë rëndësi ka shëndeti”. Këngëtarja falenderoi ndjekësit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj kohe.

“Janë disa sekonda të shkëputura nga puna jonë intensive këto muaj në Los Angeles teksa punonim për ‘Fall from the sky’. Nuk mund ta përshkruaj sa krenare, mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment; jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë shumë për këngën. Të gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin e vendosim për këtë këngë. Ky është përkufizimi im i dashurisë. Faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë. Ju i jepni vlerë çdo përpjekjeje.

P.S. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti. Ju lutem, qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti ju bekoftë!”