Aktorja e njohur realizon ëndrrën e saj të madhe: Bëhet nënë për herë të parë!

Showbiz

kirsten jesse
Kirsten Dunst dhe partneri i saj Jesse Plemons, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë. Çifti janë bashkë që prej vitit 2016 dhe janë fejuar në janar të vitit 2017. Prej kohësh Kirsten ka shprehur dëshirën e madhe për t’u bërë nënë, e më në fund kjo dëshirë iu realizua.

kirsten

35 vjeçarja solli në jetë pak ditë më parë një djalë, por lajmin e ka bërë publik pasi doli nga spitali. Dunst e konfirmoi shtatzaninë e saj në janar, pasi realizoi nëj set fotografik. Deri tani, aktorja nuk ka nxjerrë asnjë foto të djalit dhe nuk ka zbuluar as emrin e tij, por miqtë e çiftit thonë se tashmë ata janë më të lumtur se kurrë dhe janë tepër të dashuruar me njëri-tjetrin.