Aktorja e njohur turke jep lajmin e shumëpritur: Shtatzënë për herë të parë!

Showbiz

45501860 698923183826256 904257269129019392 n
Pelin Akil dhe Anil Altan, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Dy aktorët e njohur e kanë ndarë lajmin e bukur me të gjithë, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Ata janë së bashku prej 3 vitesh tashmë dhe prej kohësh përflitej për një shtatzëni të mundshme. Por, vetëm tani çifti kanë vendosur të pohojnë aludimet e fansave. Kjo, ndoshta edhe për faktin se këtë gjë donin ta mbanin sekret, të paktën 3 mujorin e parë, duke qenë se është një periudhë shumë delikate e shtatzënisë.

pelin akil a 095437LV

“Po miq, është e vërtetë. Kemi diçka të bukur për t’iu thënë. Donim të prisnim edhe pak, pasi nuk janë bërë ende as 3 muaj tamam dhe donim të siguroheshim që bebi është i shëndetshëm. Por, vendosëm ta ndajmë gëzimin tonë me të gjithë. Së shpejti, do të bëhemi prindër,” kanë thënë dy të rinjtë në një video që kanë publikuar.