Çdo ditë fotografohet duke qarë rrugëve: Çfarë po ndodh me Justin Bieber!

Showbiz

jbjbjb
Është fakt që Justin Bieber kohët e fundit e kemi parë pak si shpesh duke qarë nëpër cepa. Por çfarë po ndodh ekzaktësisht me këngëtarin kanadez këto kohë, i cili është martuar së fundmi dhe teorikisht duhet të ishte duke shijuar muajin e tij të mjaltit, i qeshur dhe i lumtur? Ende nuk është totalisht e qartë situata, por mesa duket diçka mungon në jetën tij.

bieberrrr

“Justin ka ditët e tij të mira dhe të këqija si të gjithë të tjerët. Ai e di se ai është i bekuar, por ka ditë kur ndihet i zbrazët dhe i hutuar”- tha një burim pranë “People”. “Ai mendon se i mungon diçka nga jeta e tij që nuk mund të blihet. Është një ndjenjë e humbur lumturie. Ai është shumë mirënjohës për jetën e tij të mahnitshme dhe sidomos për Hailey-n. Për të është e vështirë t’i gëzohet gjithçkaje dhe të ndihet i lumtur, ai ka qenë në trajtim për këtë”- është shprehur më tej burimi.