Aktorja legjendare meksikane Carmen Salinas në luftë me vdekjen…

Showbiz

Aktorja e famshme e telenovelave latine Carmen Salinas po përballet me një luftë të vërtetë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore në të cilën ajo ndodhet. Aktorja e njohur e serialeve dhe filmave të zhanrit komedi, ndodhet prej disa ditësh në spital pas një goditje në tru. Më pas u raportua se gjendja e aktores është e rëndë. Zbulohet se ajo kishte gënjyer për një kohë të gjatë para se të kurohej duke i thënë vazhdimisht familjes dhe miqve se gjendja e saj shëndetësore nuk kishte probleme serioze, por ndihej thjeshtë e lodhur. Mjeket pretendojnë se aktorja është rrëzuar përtokë dhe ka pësuar një goditje, e cila mund të jetë vendimtare për shëndetin dhe jetën e saj. Artistë të shumtë shprehën keqardhjen për periudhën e vështirë që Carmen po kalon duke luftuar për jetën dhe vazhdojnë të urojnë një përmirësim dhe shërim sa më të shpejtë. Për fat të keq neurologët arritën në përfundimin se dëmet janë të pakthyeshme, megjithatë organet e saj funksionojnë normalisht dhe ajo merr frymë. Pavarësisht diagnozës së pafavorshme, aktorja 88 vjeçare, ndodhet në koma duke luftuar për jetën.