Aktorja shqiptare flet hapur: «Në këtë profesion nuk duhet të kesh miqësi»

Showbiz

asliskkaa.jpg

 

Alesia Xhemalaj e kemi parë së fundmi në sitcomin më të dashur të momentit, “Familja Kuqezi”, një nga prodhimet më të suksesshme të Tring. Ajoj ishte para pak ditësh në një intervistë të shkurtër përpara mikrofonit të Tring Stars për të na treguar më shumë rreth projekteve të saj aktuale dhe të ardhshem. Aktorja së fundmi ka shkëlqyer me interpretimin e saj në komeditë “Boeing Boeing” dhe “Komedia që shkon për dreq”. Duke qenë në skenën e kësaj të fundit, Alesia është ndalur te suksesi i kësaj shfaqjeje, që u mirëprit në shumë qytete në Shqipëri. Një skenë brenda një skene e përshkruan aktorja, dhe pikërisht ky element e ka bërë më të veçantë komedinë.

alesiaxhemss.jpg

Sa i përket minutave përpara së të ngjitet në skenë Alesia i përshkruan si të veshura me tension, ndërsa dalja në skenë është më komode për të.
Respekti i punës është kryefjala e një marrëdhënieje të mirë mes kolegësh sipas aktores. Nuk është domosdoshmëri të kesh miqësi, – ka thënë Alesia për Tring Stars.
Veç të tjerash aktorja thekson se motoja e saj është të qenit me këmbë në tokë. Edhe pse si çdo studente në Akademinë e Arteve, dëshironte të bëhej e famshme, shpejt kuptoi se puna do ta nxirrte aty. Në fakt është sot, në një talent që zbulohet dalëngadalë nga publiku.
Për të ardhmen Xhemalaj ka dy projekte. Ata janë dy filma, “Luanët drejt Venecias” me regji të regjisorit Jonid Jorgji dhe “Portret i pambaruar i Clara Bellinit” me regji të Namik Ajazi, një bashkëpunim shqiptaro-italian.