Al Pacino ndahet nga e dashura 36 vite më e re

Showbiz

E dashura e fundit e Al Pacino-s, Meital Dohan tregon për herë të parë pse i dha duart aktorit hollivudian. Pas një lidhje që zgjati për gati 2 vite, aktorja izraelite 43-vjeçare tregoi për “The Times of Israel” se vendosi të ndahej nga 79-vjeçari për shkak të diferencës së madhe të moshës.

“Është e vështirë që të jesh me një burrë aq të vjetër, edhe pse është Al Pacino. Diferenca e moshës ka rëndësi. U përpoqa ta mohoja, por tani është i plakur për të qenë të sinqertë. Kështu që me gjithë dashurinë time, nuk zgjati. Kisha një zënkë me të dhe e lashë së fundmi, por sigurisht që e dua dhe e vlerësoj dhe jam e lumtur që isha me të kur kishte nevojë për mua. Është një nder për mua. Jam e lumtur që kjo marrëdhënie ndodhi dhe shpresoj që të mbetemi miq të mirë”, tha aktorja.

Më tej ajo shtoi se Al Pacino nuk i blinte shumë dhurata:

“Ai më blinte vetëm lule. Si mund ta them me mirësjellje që nuk i pëlqente të shpenzonte para?”