Alban Ramosaj bën publike lidhjen me vajzën e biznesmenit të famshëm shqiptar!

Showbiz

Alban Ramosaj është ndër këngëtarët më të pëlqyer nga vajzat. Kjo sepse ai konsiderohet si një ndër djemtë më atraktiv të showbizit shqiptar.
Këngëtari ka vetëm dy ditë që ka lançuar videoklipin e tij më të ri dhe ka rezultuar një sukses i vërtetë.
Mirëpo krahas këngës, fansat e tij kanë zbuluar edhe të dashurën.
Albani ka postuar së fundmi një video të modeles dhe vajzës së biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji, Niki teksa kërcen në ritmet e kësaj kënge teksa ajo shprehet se Ramosaj ia ka dedikuar asaj këngën.
“Të dua shume gruja jem”, ia kthen këngëtari.
“Ti e din une shume shpesh n’menje t’kom, sa here t’merr malli vec coj syte n’hon”, i përgjigjet Niki. “Auuu”, vazhdon Albani.
Nuk dihet nëse është vërtetë një lidhje dashurie apo personazhet janë aq të ngushë sa kuptohen në këtë formë me njëri-tjetrin. Gjithçka mbetet për t’u parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban K. Ramosaj (@albanramosaj) on