Can Yaman fle brenda në club për t’ju shmangur gazetarëve?

Showbiz

Can Yaman ditën e djeshme ka shkuar i shoqëruar në një club dhe kaq ka mjaftuar që ambjenti jashtë clubit të kthehet në “dhomë pritje” të gazetarëve! Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aktorit dhe ka ndenjur brenda deri në fund duke pritur që ata të largohen. Më pas shoqëruesja e tij doli e vetme nga clubi duke mohuar çdo aludim dhe duke thënë se thjesht rastisën dhe u takuan e nuk ka asgjë mes tyre.

Më pas, gazetarët pritën që Can të dilte, por për një moment dukej sikur aktori kishte vendosur “të flinte” brenda në club. Pas shumë orësh ai doli dhe u fut direkt në taksi pa dhënë shpjegime për gazetarët që kishin pritur me orë për një deklaratë të aktorit…