Alban Ramosaj duket se ka parashikuar të ardhmen e Bebe Rexhës!

Showbiz

albani bebe

Albani është një nga këngëtarët më të njohur shqiptar, por krahas muzikës, ai ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e jashtme dhe jo rrallë herë e bën këtë. Kjo duket fare mirë po t’i hedhim një sy Instagram-it të tij do mendoni se është profili i një modeli. Ditën e sotme Albanai ka bërë një postim në Instastory, ku ka treguar bisedën e tij me Bebe Rexhën e cila daton në vitin 2012.

alban bebe
“Të uroj më të mirat në të ardhmen tënde. Unë po pres gjëra të mëdha nga ti. Jam i sigurt që do arrish majat”, i ka shkruar Albani, Bebes, ndërkohë që kjo e dyta ja ka kthyer plotë mirënjohje. “Faleminderit shumë. Njerëz si ti më shtyjnë të punoj më shumë, që e gjithë bota të dëgjoj këngët e mia”,-ka shkruar ajo. Bashkangjitur, Albani shkruan: Ëndrrat bëhen realitet! E dija!