Alban Ramosaj vjen me një projekt ndryshe

Showbiz

Alban Ramosaj ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë ndjekësit falë zërit të tij mjaft të veçantë.

Së fundmi, Ramosaj është përfshirë edhe në kinematografi. Këtë e ka zbuluar vetë ai me anë të një postimi në Instagram.

“Shiko në bion e profilit tim për të zbuluar një surprizë. Jam shumë i lumtur, më në fund po ndodh. #iNatMaFal”, ka shkruar ai.

Më tej ai ka sqaruar se ky do të jetë një film me metrazh të shkurtër, i cili do të publikohet shumë shpejt.